Të drejtat pronësore dhe vetëqeverisja lokale në fokus të takimit të tretë të Platformës

Më 23 nëntor 2026, në Mitrovicën e Veriut, u mbajt takimi i tretë i Platformës joformale të shoqërisë civile serbe në Kosovë, me titull „Shkëmbim idesh: Të drejtat pronësore, vetëqeverisja lokale dhe drejtimet e mundshme të avokimit“.

Takimi u përqendrua në sfidat që lidhen me të drejtat pronësore dhe dominimin e autoriteteve qendrore ndaj atyre lokale, me vëmendje të veçantë ndaj Ujmanit dhe Trepçës.

Pjesëmarrësit diskutuan për besueshmërinë e të dhënave kadastrale, trashëgiminë e sistemit të pronësisë publike dhe shoqërore nga periudha e ish-Jugosllavisë, si dhe për çështjet e pazgjidhura juridike dhe institucionale që lidhen me Ujmanin dhe Trepçën. Vëmendje e veçantë iu kushtua ndikimit të autoriteteve qendrore në vendimmarrjen në nivel lokal dhe pasojave të këtij ndikimi për vetëqeverisjen lokale.

Gjatë diskutimit u theksua disa herë se problemet e trajtuara janë në thelb të natyrës politike dhe, si të tilla, kërkojnë zgjidhje politike.

Si një nga aktivitetet e mundshme në vijim, pjesëmarrësit propozuan hartimin e një studimi krahasues për Ujmanin dhe Prevallën, me qëllim të shqyrtimit të dallimeve të mundshme në mbrojtjen dhe menaxhimin e këtyre dy zonave.

Diskutimi do të shërbejë si bazë për përgatitjen e Forumit të katërt të Komunitetit dhe të Forumit të ardhshëm të Dialogut serbo-shqiptar për Kontratën e Re Shoqërore, kushtuar sundimit të ligjit, si dhe për përcaktimin e drejtimeve të mundshme të avokimit.

Takimi u organizua në kuadër të iniciativës „Nga ‘Integrimi i serbëve të Kosovës’ drejt një Kontrate të Re Shoqërore për një Kosovë vërtet multietnike“, e cila zbatohet bashkërisht nga CASA dhe Space/s, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.