Forcimi i vetëqeverisjes lokale përmes takimeve outreach në Ferizaj

Më 27 prill 2026, përfaqësues të ekipit të projektit nga Space/s for Societal Change dhe dy këshilltarë të projektit zhvilluan një takim outreach me kryetarin e Komunës së Ferizajt/Uroševcit, Agim Aliu, dhe anëtarin e Kuvendit Komunal, Visar Azemi.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të iniciativës “Nga ‘Integrimi’ drejt një Kontrate të Re Shoqërore për një Kosovë vërtet multietnike”, e zbatuar nga CASA në partneritet me Space/s, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Takimi u përqendrua në rëndësinë e forcimit të vetëqeverisjes lokale dhe krijimit të një pjesëmarrjeje më kuptimplote të qytetarëve në proceset lokale të vendimmarrjes. Diskutimi trajtoi sfidat aktuale me të cilat përballen komunat, raportin ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror të qeverisjes, si dhe nevojën për rikthimin e besimit në institucionet demokratike lokale.

Aktivitetet outreach synojnë të lidhin përvojat dhe shqetësimet lokale me diskutimet më të gjera politike në kuadër të iniciativës për Kontratën e Re Shoqërore, si dhe të kontribuojnë në dialogun dhe bashkëpunimin më të gjerë ndëretnik.