Takimi i parë i platformës joformale të organizatave të shoqërisë civile serbe të Kosovës

Më 18 nëntor 2025, në Graçanicë, u mbajt takimi i platformës joformale të organizatave të shoqërisë civile serbe të Kosovës, akimin e parë në fazën e dytë të projektit tonë. Në këtë fazë, Platforma është zgjeruar me anëtarë shtesë, duke siguruar më shumë gjithëpërfshirje, përfaqësim dhe diversitet gjeografik.
Anëtarët u informuan për aktivitetet e ardhshme, objektivat dhe iniciativat e planifikuara për këtë fazë të re të projektit. Gjatë takimit, u diskutuan sfidat kryesore, nevojat dhe prioritetet e komunitetit serb të Kosovës, duke ndihmuar në përcaktimin e drejtimit të punës sonë përpara.
“Kalimi nga ‘Integrimi’ drejt një Kontrate të Re Shoqërore për një Kosovë vërtet Multietnike” është një iniciativë e shoqërisë civile e udhëhequr nga Qendra për Veprime Afirmative Sociale – CASA dhe Hapësira për Ndryshime Shoqërore, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.