Diskutimi u zhvillua në kuadër të një iniciative që synon forcimin e zërave të pavarur brenda komunitetit serb dhe nxitjen e dialogut serbo-shqiptar për një kontratë të re shoqërore për një Kosovë vërtet multietnike.
Procesi i paralajmëruar i integrimit të sistemeve të shëndetësisë dhe arsimit në kuadrin institucional të Kosovës, si dhe implikimet e fillimit të zbatimit të Ligjit për të Huajt për këtë proces, ishin ndër temat kryesore të takimit të dytë të Platformës së Shoqërisë Civile Serbe në Kosovë.
Takimi u mbajt më 5 mars 2026 në kuadër të ciklit të dytë të projektit “Nga ‘Integrimi i Serbëve të Kosovës’ drejt një kontrate të re shoqërore për një Kosovë vërtet multietnike”, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë dhe i zbatuar bashkërisht nga Qendra për Veprime Shoqërore Afirmative (CASA) dhe Hapësirë/a për ndryshim shoqëror – Space/s.
Një tjetër temë e takimit ishte Forumi i ardhshëm për Kontratën e Re Shoqërore, i cili do të mbledhë përfaqësues të shoqërisë civile serbe dhe shqiptare, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale dhe ekspertë të qeverisjes locale për nje dialog. Gjatë diskutimit, anëtarët e Platformës paraqitën sugjerimet dhe propozimet e tyre lidhur me temat dhe çështjet që duhet të trajtohen gjatë këtij dialogu.
Forumi do të fokusohet në shkëmbimin e pikëpamjeve mbi problemet dhe sfidat me të cilat përballen të dy komunitetet në nivel lokal në sigurimin e shërbimeve publike cilësore, adekuate dhe efikase.
Platforma e Shoqërisë Civile Serbe në Kosovë sjellë organizata dhe aktivistë bashkë me qëllim të nxitjes së dialogut, shkëmbimit të pikëpamjeve dhe identifikimin e përbashkët të prioriteteve me rëndësi për komunitetin serb në Kosovë.
