Lajmet
Delegacioni i Platformës joformale të Shoqërisë Civile Serbe të Kosovës vizitoi Berlinin
Nga 11 deri më 14 nëntor 2024, një delegacion i Platformës joformale të Shoqërisë Civile Serbe të Kosovës vizitoi Berlinin për një varg takimesh të dialogut politik si pjesë e
Platforma joformale e shoqërisë civile Serbe të Kosovës u themelua me 3 korrik, 2024 në Graëçanicë
Më 3 korrik në Graçanicë, u krijua një platformë e re joformale për të mbështetur shoqërinë civile të serbëve të Kosovës. Kjo platformë ka për qëllim forcimin strategjik dhe promovimin
Soundscape Urban: Ritmi Multietnik i Kosovës
Ëndrrat dhe realiteti është një ngjarje artistike e fokusuar në muzikën dhe poezinë rome. Është pjesë e projektit “Soundscape Urban: Rhythm Multicultural of Kosovo” i financuar nga Ministria e Kulturës,
Leximi i dramës “Konspiratorët” nga Igor Štiks dhe Vladimir Arsenijević, bazuar në motive nga edicioni KROKODIL “Dhoma e Përbashkët e Leximit”
17 maj 2024, ora 19:30 në hollin e Qendrës Kulturore Graçanicë. Çfarë ndodh kur, duke thyer të gjitha ligjet e hapësirës dhe kohës, takohen Bogdani, Borka, Mirko, Sem, Predrag, Svetlana,
Mundësitë
Sunsets don't get much better than this one over @GrandTetonNPS. #nature #sunset pic.twitter.com/YuKy2rcjyU
— US Department of the Interior (@Interior) May 5, 2014
Publikimet
Projektet
Titulli i Projektit: Nga integrimi drejt një kontrate të re sociale për një Kosovë vërtetë multietnike
Kohëzgjatja: 12 muaj
Periudha e zbatimit: 1 maj 2024 – 30 prill 2025
Mbeshtetur nga: Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë
Objektivat e projektit:
Fokusi primarë i projektit është krijimi i një platforme joformale të shoqërisë civile serbe të Kosovës, e cila do të përqendrohet në koordinimin strategjik të avokimit nga poshtë-lart (grassroots) dhe zhvillimin e kapaciteteve për organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të) dhe aktivistët. Ai synon të nxisë dialogun e brendshëm për të forcuar zërat liberalë dhe të margjinalizuar dhe pluralizmin brenda komunitetit serb të Kosovës, si në veri ashtu edhe në jug të lumit Ibër.
Platforma përbëhet nga organizata dhe individë që përfaqësojnë interesat e vërteta të komunitetit serb, të pavarur nga ndikimet politike, dhe janë në rradhë të parë të angazhuar në Kosovë. Ajo siguron balancën gjinore dhe përfshin organizata nga veriu dhe jugu i lumit Ibër, duke u fokusuar në forcimin e grupeve të neglizhuara dhe të margjinalizuara më parë në jug. Platforma përbëhet nga një miks të organizatave të zhvilluara dhe atyre në zhvillim e sipër në komunitet.
Fokusi i dytë është përgatitja dhe fillimi i dialogut të shoqërisë civile serbo-shqiptare në Kosovë për një kontratë të re sociale që synon adresimin e nevojave dhe interesave themelore të të gjithë qytetarëve.
Duke synuar për një mekanizëm të fuqishëm të mbrojtjes kolektive për komunitetet etnike, të bazuar në sundim të fortë të ligjit dhe një vetëqeverisje të fortë lokale si një formë e demokracisë lokale të fuqishme, qasjet tona janë si më poshtë:
- Qasja bazë: Transformimi i narrativës për të pasqyruar nevojat dhe interesat bazë të qytetarëve.
- Qasje Strategjike Proaktive: Kalimi nga një qëndrim reaktiv i bazuar në politikën ditore në një qasje strategjike, proaktive të fokusuar në nevojat e komunitetit.
- Transformimi i Diskursit të Konfliktit: Zhvendosja e diskursit të konfliktit serbo-shqiptar nga një mentalitet “ne kundër atyre” në një për “të gjithë ne”, duke adresuar problemet, nevojat dhe interesat e përbashkëta.
Para së gjithash projekti është i fokusuar tek njerëzit e zakonshëm, duke adresuar nevojat dhe interesat e tyre dhe duke siguruar një jetë dinjitoze në një shoqëri vërtet multietnike.
Rezultatet e pritura:
- Është krijuar një koalicion joformal i OShC-ve serbe të Kosovës, iniciativave qytetare dhe aktivistëve bazë dhe shërben për koordinimin e avokimit strategjik brenda Kosovës dhe përballë bashkësisë ndërkombëtare;
- Organizatat pjesëmarrëse kanë rritur kapacitetet e tyre të analizës së politikave, shkrimit dhe avokimit dhe kanë forcuar orientimin e tyre bazë;
- OShC-të dhe iniciativat qytetare të serbëve të Kosovës u forcuan, duke niveluar kapacitetet dhe përvojën ndërmjet organizatave të zhvilluara dhe atyre që ende nuk kanë vëmendjen e plotë të akterëve vendimmarrës;
- Perspektiva e qytetarëve serbë të Kosovës është e dokumentuar dhe e komunikuar fuqishëm, si brenda Kosovës ashtu edhe te bashkësia ndërkombëtare;
- Brenda komunitetit serb të Kosovës fuqizohen zërat liberalë, forcohet pluralizmi socio-politik; dhe
- Ka filluar dialogu i OSHC-ve serbo-shqiptare për një kontratë të re sociale për një Kosovë vërtet multietnike.
Projekti zbatohet në partneritet ndërmjet Qendrës për Veprime Afirmative Sociale – CASA dhe Spaces for Societal Change – Spaces.
Përmbajtje të lidhura:
- Ngjarjet
- Mediat
- Publikimet