Më 18 nëntor 2025, në Graçanicë, u mbajt takimi i platformës joformale të organizatave të shoqërisë civile serbe të Kosovës, akimin e parë në fazën e dytë të projektit tonë. Në këtë fazë, Platforma është zgjeruar me anëtarë shtesë, duke siguruar më shumë gjithëpërfshirje, përfaqësim dhe diversitet gjeografik.
“Kalimi nga ‘Integrimi’ drejt një Kontrate të Re Shoqërore për një Kosovë vërtet Multietnike” është një iniciativë e shoqërisë civile e udhëhequr nga Qendra për Veprime Afirmative Sociale – CASA dhe Hapësira për Ndryshime Shoqërore, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.