Data: 26 mars 2025
Vendndodhja: Graçanicë
Takimi u fokusua në prezantimin e studimit të opinionit publik “Njohuri mbi Sfidat, Nevojat dhe Qëndrimet e Komunitetit Serb në Kosovë”, një informim mbi takimin me ambasadorët dhe diskutimin mbi zhvillimet politike dhe sociale.
Dy nga katër autorët e studimit prezantuan gjetjet kryesore. Milena Lazarević foli për fenomenin e migrimit masiv nga Kosova, duke analizuar shkaqet dhe duke ofruar rekomandime. Sanja Vuković prezantoi të dhëna mbi qasjen e serbëve të Kosovës në shërbimet publike në nivel qendror, si dhe në
nivel lokal, në mungesë të autorit origjinal të atij seksioni. Pjesëmarrësit ranë dakord që ky hulumtim është një mjet thelbësor për avokim, duke pasur parasysh madhësinë e mostrës prej mbi 800 të anketuarve. Diskutimet u përqendruan në mënyrat më të mira për të përdorur gjetjet, duke përfshirë strategjitë e promovimit në Kosovë dhe më gjerë. U propozua që, pasi të printohet në tre gjuhë, raporti të publikohet në faqen e internetit të CASA-s dhe të prezantohet në një konferencë për shtyp në Qendrën Barabar, Qendrën Mediatike në Çagllavicë ose në një vend tjetër në Prishtinë. CASA do ta integrojë këtë studim në aktivitetet e saj të avokimit, duke përfshirë autorët dhe anëtarët e Platformës.
Gjithashtu, u prezantua një përmbledhje e takimit me ambasadorët të mbajtur më 11 mars 2025, ku u shpalosën gjetjet e hulumtimit dhe reflektimet nga forumet e komunitetit. Diskutimi theksoi rëndësinë e vazhdimit të angazhimit ndërkombëtar për të mbrojtur të drejtat e serbëve të Kosovës.
Takimi përfundoi me një analizë të zhvillimeve politike, përfshirë zgjedhjet parlamentare të shkurtit 2025, sfidat në qasjen në shërbime dhe shqetësimet në rritje për përfaqësimin në rënie të komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Edhe pse zgjedhjet e ardhshme lokale u panë si një mundësi, zhgënjimi dhe mungesa e shpresës mbeten të pranishme në komunitet.
Rekomandimet kryesore përfshinin shpërndarjen e menjëhershme të hulumtimit për avokim në të gjitha nivelet, përpjekje të koordinuara për të adresuar gjetjet kryesore, forcimin e angazhimit diplomatik dhe promovimin publik të rezultateve të raportit përmes mediave dhe ngjarjeve.
Kjo iniciativë mbështetet nga Ambasada e Holandës në Kosovë dhe zbatohet në partneritet në mes t[ Qendrës për aksione affirmative sociale – CASA dhe Hapsirë/at për ndryshim shoqëror – Space/s.