Më 3 korrik në Graçanicë, u krijua një platformë e re joformale për të mbështetur shoqërinë civile të serbëve të Kosovës. Kjo platformë ka për qëllim forcimin strategjik dhe promovimin e zërave të pavarur dhe të papërfaqësuara brenda komunitetit serb në Kosovë për të mbrojtur interesat e tyre.
Platforma përfaqëson interesat e vërteta të komunitetit serb, të pavarura nga ndikimet politike nga Prishtina ose Beogradi. Ajo përfshin anëtarë me origjinë nga Kosova, me përfaqësim të balancuar midis veriut dhe jugut, duke u fokusuar në organizatat dhe individët më parë të neglizhuar në jug të lumit Ibër. Platforma përkrahë organizatat e etabluara dhe ato të reja dhe siguron barazi gjinore.
Në fazën fillestare të avokimit, platforma do të fokusohet në aktorët ndërkombëtarë, duke përkrahur interesat e saj të themeluara në dialogun (nga poshtë lartë) përbrenda komuniteitit i cili fokusohet në nevojat dhe interesat bazë të qytetarëve dhe të drejtën e tyre për një të përditëshme dinjitoze. Përmes platformës projekti do të përgadisë dhe ndërmarr një dialog srbo-shqiptarë duke adresuar nevojavet dhe interesat fundamentale të të gjith qytetarëve, me synim të një kontrate të re shoqërore për një Kosovë vërtet multietnike.
Kjo platformë joformale u krijua brenda projektit “Nga integrimi drejt një kontrate të re shoqërore për një Kosovë vërtet multietnike”, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë dhe zbatuar nga OJQ CASA dhe Fondacioni Spaces.
#KosovoSerbCivilSociety #NewPlatform #MultiethnicKosovo #SocialContract #CivilSociety #Kosovo